‘SkupiFestival’ fillon këtë javë edicionin e 11-të, me shtatë shfaqje nga vende të ndryshme (Video)

Loading...

Të ejnten më 12 tetor në Shkup nis edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove ‘SkupiFestival’, shkruan Billbordi.

Ky festival i cili sivjet nis rrugëtimin e njëmbëdhjetë përgjatë tetë ditëve sa do të zgjasë do të sjellë shfaqje nga Shqipëria, Rusia, Kosova, Izraeli, Serbia, Irani dhe Bulgaria. Festivali nisë më 12 tetor dhe mbahet deri më 18 tetor në Qendrën Kulturore për të Rinj (MKC) në Shkup.

Në vijim po i sjellim shfaqjet që do të prezantohen në festival nga ajo që edhe do e hap festivalin.

12 tetor, Ora 20:00 Suli An – Çarshia e Vjetër prezantohet Teatri “Andon Zako Cajupi” nga Korca-Shqipëri. “Shtëpia e Bernarda Albës” nga autori Federiko Garcia Lorka.

13 tetor, Ora 20:00 QKR (MKC)-Salla Frosina me fillim nga ora 20:00 do të vjen teatri “U Mosdta” nga Premi-Rusi. “Bisha”

14 tetor, Ora 20:00 QKR (MKC)-Salla Frosina do të ngjitët Teatri i Qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu” nga Gjakova-Kosovë. “Martir” drama kontraverse nga autori Marous Von Mayenburg.

15 tetor, Ora 20:00 Salla Frosina do të prezantohet ‘Artist Solo’ nga Tel Aviv, Izrael.

16 tetor, Ora 20:00 QKR (MKC) – Salla Frosina sjellë Qendrën për Dekontaminim Kulturor nga Beogradi-Serbia. “Vizione nga shekulli i argjendtë”

17 tetor, Ora 20:00 QKR (MKC) – Salla Frosina, Kompania Teatrore Jirjirak nga Teherani, Iran. “Fol Medea”

E krejt në fund, ky festival do të përmbyllet më 18 tetor me fillim nga ora 20:00 ku në sallën Sallën Frosina do të paraqitet Teatri Kombëtar “Ivan Vazov” nga Sofja-Bulgaria, me shfaqjen “Shërbëtorët”./Billbordi.net

Shpërndaje në:
Loading...

Add Comment