Shtëpia i mori flakë kur ishte në gjumë, qeni e shpëton (Foto)

Loading...

Qeni i shpëton jetën pronarit të tij Një qenë është shpallur hero i ri në qytetin australian të Sidnei.

Qeni i racës Pomeranian shpëtoi pronarin e tij nga një zjarr që përfshiu shtëpinë e tij në mbrëmjen e së hënës, transmeton Billbordi.

George Rutonski, pronari i Gucci (emri i qenit), ishte në gjumë kur shpërthyen flakët. Ai u zgjua nga tingujt e lehjes së qenit 2-vjeçar.

Me ndihmën e fqinjëve Rutonski dhe Gucci dolën të sigurt nga shtëpia që po digjej. 58-vjeçari u dërgua në spital dhe është shëndoshë e mirë, falë qenit të tij.

“Siç thonë, miku më i mirë i njeriut është qeni i tij,”-tha Rutonski.

Pjesa më e madhe e shtëpisë, që Rutonski e kishte me qira është shkatërruar ndërsa zjarri mendohet se ka nisur nga një cigare apo qiri i lënë ndezur në dhomë.

FOTO:

Shpërndaje në:
Loading...

Add Comment