Për të gjithë ju që jeni duke pritur episode të reja të ‘Kafeneja Jonë’, ekipi ka një lajm

Loading...

Muaj më parë u njoftua për rikthimin e një prej serialeve më të pëlqyera kosovare pas luftës, “Kafeneja Jonë”.

Ishin vet aktorët ata të cilët dhanë lajmin për rikthimin e këtij seriali, si pjesë të dytë të tij.

Megjithatë, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, e krejt kjo për shkak të sponsorëve që do të mbështesnin këtë projekt.

‘Si rrjedhojë e kësaj, ende nuk do të mund të fillojmë me prodhim. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt do të arrijmë të sigurojmë mbështetje financiare. Kërkojmë ndjesë për zhgënjimin, edhe pse nuk është faji i ekipit”, thuhet në faqen zyrtare.

Shpërndaje në:
Loading...

Add Comment