Ngjashmëria e frikshme e 7 vjeçarit me… macen e tij

Loading...

Flitet se njerëzit kanë shumë persona në botë që kanë ngjashmëri me njëri – tjetrin.

Por një 7 vjeçar në Amerikë ka zbuluar se ka ngjashmëri të frikshme me dikë, por që nuk është njeri.

Madden ngacmohej vazhdimit në shkollë nga moshatarët për shkak të syve të tij që ndryshojnë shumë nga njëri – tjetri.

Por tashmë ai ka gjetur “ngushëllim”, një mace me sy identikë si të tij.

“Javën e kaluar, një mik ka postuar një imazh të maces në një grup në rrjetet sociale. Kjo mace u mor nga një grup i shpëtimit në Minesota”, tha nëna e Madden, Christina Humphreys për Love Ëhat Matters.

“Ne e dinim që kjo mace duhej të ishte pjesë e familjes sonë. Jo vetëm që macja kishte buzën e çarë si djali jonë, por edhe sytë njësoj si Madden. Ata ishin destinuar të ishin miq të mirë”, tha ajo.

Shpërndaje në:
Loading...

Add Comment