Humbi xhaxhanë, fëmijët e xhaxhait dhe shoqen e ngushtë, ky ëhstë mesazhi prekës i këngëtares shqiptare

Loading...

Tërmeti i mëngjesit të së martës në Shqipëri ka lënë shumë viktima. Katastrofa natyrore e ndodhur pak ditë më parë në Shqipëri ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të plagosur e mijëra dëme materiale.

Fatkeqësia më e madhe është humbja e njerëzve, numri aktual i të cilëve ka shkuar në 50 sipas raportimeve të fundit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, njëherësh edhe prezantuesja televizive Evi Reçi, është ajo e cila për fatin e saj të keq nga tërmetet në Durrës ka humbur xhaxhanë, fëmijët e xhaxhait dhe shoqen e ngushtë.

Në një postim në rrjetet sociale, Evi ka rrëfyer për tragjedinë e trishtë, nga e cila ka mbetur zemërthyer dhe e pikëlluar.

“Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte”, ka shkruar Evi Reçi në rrjetet sociale.

Shpërndaje në:
Loading...

Add Comment