Fare thjeshtë, secili prej jush mund të përfitojë një udhëtim falas në Kroaci! (Foto)

Loading...

Unforgettable Croatia do të dhurojë një udhëtim falas për personin që arrin të parashikojë saktë si përfundon “Game of Thrones”.Me përjashtim të biletës së avionit, fituesi – i cili mund të marrë me vete edhe një person tjetër – do të ketë mundësinë që për 7 ditë të udhëtojë në Kroaci duke realizuar edhe ture të shumta në Split dhe Dubrovnik; akomodim në një hotel me pesë yje, udhëtim me varkë për të vizituar ishujt idilikë Hvar dhe Vis dhe jo vetëm.

FOTO:

Në Kroaci janë xhiruar skenat e famshme të King’s Landing (Dubrovnik, Ston), Meereen (kështjella Kliss, Pallati i Dioklecianit), Qarth (ishulli Lokrum), Iron Bank (Katedralja e Shën Jakobit), Braavos (Sibenik), Westeros Riverlands (Parku Kombëtar i Krka), Hotel Bervedere (skena e Oberyn dhe The Mountain).Gjithë ç’duhet të bëni është të dërgoni parashikimin tuaj se si do të përfundojë seria e fundit e sezonit final. Me aq shumë histori dhe personazhe, vështirë të parashikohet se ç’do të ndodhë, por nuk humbisni asgjë nëse e provoni. Keni kohë deri në 5 maj, 11:59.

Shpërndaje në:
Loading...

Add Comment